Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeAMM: Ligji për Shërbime Audio dhe Audiovizuale i bllokuar nga Arbër Ademi

AMM: Ligji për Shërbime Audio dhe Audiovizuale i bllokuar nga Arbër Ademi

 Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) reagon për mosvënien në rend dite të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele në Komisionin për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga kuadri i BDI-së, Arbër Ademi

Siç thuhet nga AMM-ja, miratimi i ligjit do të rregullojë piraterinë, tregun mediatik dhe do të ofrojë mundësi për kontroll transparent të shpenzimit të mjeteve buxhetore.

Në vazhdim reagimi i plotë i AMM-së…

Të nderuar

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) angazhohet për rregullimin e tregut mediatik me zgjidhje të duhura ligjore që do të mundësojnë parandalimin e përhapjes së piraterisë, ndëshkimin e duhur të saj, por edhe rregullimin e tregut me zgjidhje të përshtatshme ligjore për transmetimin e televizioneve kombëtare nga ana e operatorëve kabllorë, por dhe për transparencë në shpenzimin e parave buxhetore në fushata publike, përmes procedurës përkatëse ligjore, përmes Kuvendit si mekanizëm kontrolli.

Për Këtë qëllim disa vite me radhë AMM propozon ndryshimin e neneve në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, për realizimin e këtyre qëllimeve, për shkak të rregullimit të tregut, por dhe ngritjen e vetëdijes publike, ndërsa me qellim të zhvillimit të proceseve demokratike dhe pluralizmit në vend.

Veçanërisht është e rëndësishme që AMM arriti që në harmonizim me disa ligje europiane nga kjo fushë (para së gjithash kroate), në pajtim me të gjitha palët e thirrura, Qeverinë, ministrinë përkatëse të Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe një numër të madh të mediave kombëtare, rajonale dhe në nivel lokal përmes debatit publik me pjesëmarrjen e ekspertëve të sektorit joqeveritar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian t’i bëjë këto ndryshime të cilat janë të shtrira në tri nene të Ligjit:

Neni 101, Neni 143 dhe Neni 147

Edhe përkundër mbështetjes së të gjithë faktorëve relevant, edhe përkundër faktit që këto ndryshime ligjore kanë yll evropian, dhe çka është më e rëndësishmja edhe për kundër votimit të nevojës për miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore nga ana e deputetëve në fillim të muajit nëntor të vitit 2023, të njëjtat janë bllokuar në Kuvend para komisionit për Çështje Europiane, i udhëhequr nga deputeti i BDI-së dhe koordinator i grupit parlamentar, Arbër Ademi i cili për shkaqe të pashpjeguara publikisht nuk i vendos këto ndryshime në rend dite në Komision.

Ndryshimet janë pjesë e ligjeve reformuese të ministrit Azir Aliu i cili edhe publikisht u deklarua se ky dhe ligjet e tjera kanë ngecur në këtë Komision, për çka tha se nëse nuk miratohet do të jap dorëheqje.

Nuk duam të besojmë se përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi për arsye të njohura vetëm për partinë e tij nuk dëshiron t’i vendos në rend dite për votim ligjin i cili rregullon piraterinë, tregun mediatik dhe mundëson kontroll transparent të shpenzimit të parave të buxhetit.

Mos vendosjen e këtij ligji para Komisionit e konsiderojmë si shantazh ndaj neve anëtarëve të AMM-së para zgjedhjeve të ardhshme dhe në këtë mënyrë si përzierje indirekte ndaj politikës tonë editoriale.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit