Tiranë, 26 Janar 2024 /noa.al- Një aksident tragjik ndodhi sot herët në mëngjes me pasojë vdekjen e një gruaje në moshë të re.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, raportojnë mediat në Shqipëri.
Policia e Tiranës tha se shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe.
Gruaja e re, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.