Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëAksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën një grua e re

Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën një grua e re

Tiranë, 26 Janar 2024 /noa.al- Një aksident tragjik ndodhi sot herët në mëngjes me pasojë vdekjen e një gruaje në moshë të re.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia e Tiranës tha se shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe.

Gruaja e re, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit