Pak ditë pasi u prish marrëveshja me PDK-në në Prishtinë, Përparim Rama është afër të bëhet me një aleat të ri në kryeqytet.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bisedimet me AAK-në janë në rrugën e duhur dhe së shpejti pritet marrëveshja konkrete.
Madje sipas këtyre burimeve të Indeksonline, gjatë javës pritet edhe kurorëzimi i këtij koalicioni në të cilën AAK pritet të marr drejtori dhe ndërmarrje publike për të cilat ende ka diskutime se si do të ndahen.
Me marrëveshjen me AAK-në, Përparim Rama do të afroi numrat në asamblenë e kryeqytetit për të kaluar projektet e nevojshme.
Në marrëveshje pritet të futet edhe një asambleist i Nismës.
AAK ka pesë asambleist në kryeqytet, ndërsa Nisma një.