Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeAdemi: Frontin e forcave pro evropiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse...

Ademi: Frontin e forcave pro evropiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një statusi në fejsbuk, pas ndarjeve të fundit te Aleanca për Shqiptarët, shkruan se derivatet e BDI-së nuk mund ta fitojnë fronti pro europian të BDI-aë. Ai akuzon VMRO-në se nuk po kursen asgjë nga lidhjet Serbo-Ruse dhe Vuçiqin për të frymëzuar edhe opozitën shqiptare, përcjell TV21.

Statusi i plotë i Arbër Ademit:

VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.

Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni.

Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin.

Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit