Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeAbelard Tahiri i kundërpërgjigjet Kurtit: Dorëheqja e kryeministrit, favor i madh për...

Abelard Tahiri i kundërpërgjigjet Kurtit: Dorëheqja e kryeministrit, favor i madh për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit, albin Kurti, se në rast të zgjedhjeve të reja “opozita humb dhe zhduket”.

Tahiri ka thënë se favori dhe shërbimi më i madh që do t’ia bëjë Kurti Kosovës, është të dorëhiqet.

“Favori dhe shërbimi më i madh që do t’ia bëjë sot Kosovës, kryeministri Kurti është pikërisht që të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Për vetë faktin që atij i shkon në mendje opozita, kjo tregon se frikën e ka pikërisht nga kjo opozitë dhe një gjë e ka të sigurt që Qeveri me mandatin e ardhshëm kurdo që do të mbahen zgjedhjet, qofshin ato në një afat sa më të shpejtë apo të largët ai nuk mundet me kriju”- tha Tahiri.

Deputeti më tej tha se ky është mandati i fundit i Kurtit si kryeministër, teksa shtoi se “ai është i paaftë me nxjerrë vendin nga sanksionet dhe izolimi”.

“Ky është mandati i tij i fundit si kryeministër, ai nuk do ti ketë as numrat, as mundësinë që të krijojë një qeveri dhe normalisht e kuptoj prej prespektivës së tij, ai po mundohet cdo ditë të ta shtyjë deri në fund mandatin por e shihni katrahurën që është vendi. Tashmë Kurtit i kanë filluar t`i dalin pengesa edhe me BE. Pra ai është i paaftë me nxjerrë vendin nga sanksionet dhe izolimi”- deklaroi Tahiri.

Ka tash e sa kohë që nga partitë opozitare të Kosovës kërkohet që të ketë ndryshim në qeverisjen e vendit.

E shpeshherë është përmendur që të mbahen zgjedhje të reja e është kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje apo të shkarkohet.

“Kam dëgju që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës” – tha Kurti.

Ai tutje tha se opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse sipas tij do i humbin ato, e tutje ai tha se as qeverisë nuk i konvenojë zgjedhjet sepse zhduket opozita.

“Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim” – tha Kurti.

Kurti mbajti sot konferencë për media pas takimit që pati javën e kaluar, më 14 shtator 2023 në Bruksel, me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësueseve evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit