I pyetur rreth raportimit të disa mediave se kreu i KQ të ASH-së Ziadin Sela e ka uzurpuar selinë e partisë në Tetovë dhe se aty ka shkuar me asistencë të policisë, sekretari gjeneral i kësaj partie, njëherit edhe ministër i drejtësisë, Krenar Lloga i tha TV21, se selia ku Sela mbajti konferencën për media, është shtëpia e tyre politike dhe se të tjerë janë ata që e kanë shitur shtëpinë përmes rrjeteve sociale, duke aluduar tek kryetari i partisë Arben Taravari i cili përmes Facebookut kumtoi vendimin për koalicion me LEN-in.
“Ne jemi në shtëpinë tonë politike, të tjerët përmes rrjeteve sociale e kanë shitur shtëpinë e tyre dhe këtë e ka paralajmëruar Hristjan Mickoski i VMRO-DPMNE”, tha Lloga në përgjigjen e shkurtër me shkrim për TV21.