Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteA po rrezikohet qeveria teknike?

A po rrezikohet qeveria teknike?

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në votimin e qeverisë teknike, apo siç e quajnë të BDI-së, 28 janari i veçantë, dita kur pritet të votohet Talat Xhaferi për kryeministër në qeverinë teknike. Por, deri në atë ditë nuk dihet se çfarë do të ndodhë saktësisht, njëherë qarkullonin informacione jozyrtare që ka deputet brenda LSDM-së që nuk do të votojnë për qeverinë teknike të udhëhequr nga Talat Xhaferi, por nga ana tjetër kjo është çështje marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit BDI – LSDM. Deri në këto momente qeveria teknike rrezikohet vetëm nga opozitarja maqedonase e cila është duke vepruar në mënyrë taktike me pretnedime sabotimi, dëshiron të bëhet pjesë e një qeverie të cilën nuk e voton, shkruan Zhurnal.

VMRO-ja nuk lëkundët nga qëndrimi rreth qeverisë teknike –

VMRO-ja nuk lëkundët nga qëndrimi rreth qeverisë teknike. Ka propozuar ministrat dhe zëvendës ministrat por nuk do të votojë “pro” qeverisë së Talat Xhaferit. LSDM-ja nga ana tjetër thotë se nëse opozita maqedonase nuk voton atëherë vendet e saj në qeverinë teknike do të mbeten vakante. Në të njëjtën linjë me LSDM-në është edhe BDI-ja. Qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar.

“Është e rëndë të shihet se si Kovaçevski e lut Ali Ahmetin t’i bëhet partner në zgjedhjet e ardhshme. Në mbetemi në qëndrimin e njëjtë. Do të propozojmë ministra dhe zëvendës ministra dhe nuk do të votojmë “për” qeverinë e Talat Xhaferit. I takon LSDM-së të përgjigjet nëse do ta respektojnë ligjin apo do të hyjë në parregullsi zgjedhore që në fillim me shkeljet e ligjeve”, u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i MPB-së, disa ditë më parë. Që tashmë kanë propozuar edhe emrat e ministrave dhe zëvendësministrave.

Por, dyshimet mbi rrezikimin e qeverisë teknike nuk përfundojnë me kaq, thuhet që politika e Mickovskit është interesante dhe po shkon drejt sabotimit të qeverisë teknike.

“Kam përshtypjen se Mickovski po drejton një politikë “interesante” që dëshiron të sabotojë gjërat në qeverinë teknike dhe ta sjellë vendin në krizë.” Kështu tha Oliver Andonov nga VMRO-DPMNE, i cili e quan veten fraksion të partisë. Andonov ishte i ftuar mbrëm në “Click Plus” në TV21 së bashku me Frosina Remenskin ku u debatua për temën e qeverisë teknike.

VMRO ka propozuar emrat e kandidatëve por nuk do të votojë për qeverinë teknike –

VMRO-DPMNE përcaktoi kandidatët për dy pozitat ministrore dhe tre zëvendësministra shtesë në Qeverinë teknike sipas asaj që i takon partisë më të madhe opozitare. Kujtojmë që qeveria teknike duhet të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

Sipas biografëve të tyre, bëhet fjalë për kuadro jashtëzakonisht profesionale, me integritet dhe përvojë shumëvjeçare, ekspertë në fushën e tyre. Edhe pse paraprakisht paragjykohej që VMRO do të propozojë emra të vjetër e të konsumuar, nga kjo parti vepruan ndryshe duke sjellë emra të rinj.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është propozuar Pançe Toshkovski, avokat shumë i njohur. Për zëvendësministrin e ri shtesë të financave, është propozuar një zgjidhje krejtësisht e re, e cila është në baza profesionale. Ajo është Elena Petrova, ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë pune në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Gjoko Velkovski është propozim i ri për kandidat për ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Velkovski shumë vite ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale si shef i departamentit të revizionitë të brendshëm, bashkëpunëtor në Departamentin për çështje financiare, ka qenë edhe këshilltar special në kabinetin e zëvendësit shtesë për çështje që kanë të bëjnë me politikat për popullatën humane në vitin 2016.

Cvetan Tripunovski është propozuar për zëvendësministër shtesë të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Me profesion është inxhinier bujqësor. Tripunovski ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit shtesë në qeverinë e mëparshme teknike.

Stefan Andonovski, sekretar i deritanishëm ndërkombëtar i partisë dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, do të propozohet për zëvendësministër shtesë për shoqërinë informative. Andonovski është doktorat në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup dhe ka magjistruar për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në SHBA. Këto janë pesë zgjidhjet kadrovike të VMRO-DPMNE-së që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Seanca për përzgjedhjen e përbërjes së re duhet të mbahet më 28 janar, ndërsa qeveria teknike do të zgjasë deri në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

Rreziku më i madh ekziston përsëritja e skenarit të 27 prillit nga fakti që me Ministrinë e Punëve të Brendshme mund të udhëheq kuadër nga VMRO-DPMNE, dhe gjithçka mund të inskenohet dhe policia mos të veprojë në kohë. Kujtojmë që më 27 prill, Mitko Çavkov ish ministër i Brendshëm nga VMRO atë kohë ishte shefi i shtabit operativ, i cilin nuk dha asnjë urdhër veprimi ndaj sigurimit të Kuvendit për të mbrojtur deputetët e sulmuar nga turma e terroristeve që sulmuan Kuvendin atë ditë që po zgjidhej Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.

Ky mos veprim i Çavkov atë kohë lë hapësirë për të dyshuar dhe ngritur alarm shqetësimi që i njëjti skenar mund të përsëritet edhe tani. Madje, më 28 janar edhe më lehtë sepse VMRO do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra me një shef operativ ka arritur të krijojë hapësirë për protestuesit në Kuvend, e tani mund të paramendohet çfarë mund të bëjë me ministër të Brendshëm. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit