Në intervistën e fundit për revistën “Fokus”, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka adresuar vërejtje indirekte ndaj partisë së tij, LSDM-së, të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Spasovski ka thënë se LSDM mund të punojë shumë më tepër, duke përmendur edhe segmentet në të cilat duhet të përmirësohet, transmeton Zhurnal.
“Në funksionimin partiak gjithnjë mundet më tepër. Edhe tani vlerësoj se LSDM mundet të punojë shumë më tepër, se duhet të komunikohet shumë më tepër me opinionin, me anëtarësinë”, ka thënë Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen nëse partia më mirë ka funksionuar me Zaevin ose me Kovaçevskin.
Intervistën e plotë mund ta përcillni në këtë Link: https://fokus.mk/spasovski-za-fokus-sdsm-mozhe-mnogu-poveke-da-raboti/