Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeA është diaspora investitori më i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut?!

A është diaspora investitori më i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut?!

 Investimet janë të mirëseardhura për çdo vend dhe për çdo ekonomi. Nevojë për investime kanë edhe ekonomitë e zhvilluara, edhe ato të mesme, kurse për ekonomitë e pazhvilluara të mos flasim fare. Nevojë për investime ka edhe Maqedonia e Veriut, si vend me ekonomi ende të pakonsoliduar sa duhet për një vend kandidat për anëtarësim nëBashkimin Evropian.

Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e fundit që kanë dalë në sipërfaqe. Sado që janë shprehur në polemikat mes prtive politike, ato janë të dhëna të sakta, të konfirmuara në mënyrë statistikore. Kështu, vlera e shportës minimale sindikale, për mbijetesën e një familjeje 4 anëtarëshe gjatë muajit tetor 2023, ishte 46.198 denarë, kurse paga minimale prej 22.500 denarë, që është gjysma e kostos reale të jetesës. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë pas gjitha vendeve të rajonit, me rritje të Prodhimit Bruto Vendor (PBV). Edhe më shqetësues është fakti se vendet që ishin pas nesh tani janë para nesh, shkruan Zhurnal.

Rritja e PBV-së për kokë banori në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit është 50%, e në disa vende, edhe mbi këtë. Gjegjësisht, përderisa në Maqedoni ekonomia u rrit për 20%, në BeH u rrit për 42%. Ndërsa Maqedonia ka një rritje prej vetëm 20%, në Serbi rritja është 50%. Dhe për të njëjtën periudhë në Bullgari BPV-ja për kokë banori u rrit me 64%. Shqipëria ka gjithashtu më shumë se dyfishin e rritjes së Maqedonisë, ku PBV-ja për kokë banori në periudhën 2017-2022 u rrit me 52%. Në vitin 2017 Maqedonia kishte PBV për kokë banori më të lartë se Shqipëria dhe BeH, tani të dyja vendet që ishin pas nesh, na kanë kaluar.
Prandaj po e theksojmë se për një vend me ekonomi si Maqedonia e Veriut çdo investim është i mirëseardhur, qoftë i huaj, qoftë vendor.

Jemi dëshmitar se sa me respekt paralajmërohen dhe priten investime në vlerë dy, tre, pesë milionë euro. Nëse e tejkalojnë shifrën 10 milionë euro, investitorët priten si heronj të vërtetë, gjë që është plotësisht me vend dhe e merituar.
Mirëpo në Maqedoninë e Veriut kemi një investitor që çdo vit investon një miliardë euro e më tepër. Është diaspora jonë që me remitencat paraqet infuzionin më të mirë që shëron shumë “sëmundje ekonomike” në vend. Sivjet remitencat kanë tejkaluar vitet e kaluara.

Edhe Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të hyrat devizore përmes mërgimtarëve po vijojnë të jenë në trend të lartë. Ato po vlerësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe që mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por këtu nuk hyn periudha e tremujorshit të fundit të vitit.

Gjatë vitit të kaluar remitancat arritën afër dy miliardë euro (ose rreth 15 për qind e GDP-së), gjë që mund të përsëritet edhe këtë vit, kur kemi prasysh se statistikat e Bankës Popullore janë për 9 muajt e parë të vitit, respektivisht nuk janë përfshirë tetori, nëntori dhe dhjetori.
Këto janë shifrat zyrtare, të cilave mund të ju shtohene lirisht edhe 50 për qind, nëse kemi parasysh se mërgimtarët sjellin mjete në vendlindje edhe në formë jozyrtare. Krejt kjo mjafton të krijohet pasqyrë e vërtetë për kontributin ekonomik të diasporës për Maqedoninë e Veriut.

Por një pyetje që vazhdimisht është parashtruar është se sa vendi yë e respekton diasporën? Ose thënë ndryshe: A është diaspora investitori më i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut? Pse parashtrohet kjo pyetje?
Diaspora përballet me kolona në kufi, ku bëhen pritje edhe disa oeëshe. Sikur të mos mjaftojnë pritjet maratonike në kufijt e Kroacisë, Hungarisë, Serbisë (deri dje edhe të Sllovenisë), mërgimtarët tanë jo rrallë presin me orë të tëra edhe në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Problem që vërehet me vite e me dekada, por që ende nuk zgjidhet. E që nuk është i vetmi, për fat të keq! Mërgimtarët përballen me pritje të njëjta të lodhshme e të bezdisshme edhe në sportele të ndryshme për dokumente personale. Maqedonia e Veriut ka administratën më voluminoze ndoshta në Evropë, për kokë njeriu, por kur vijnë mërgimtarët sërish duhet të presin në kolona për dokumentet më elementare, pritje që shkurohen vetëm në rast se intervenon Dr. Marku, Dr. Frangu ose Dr. Dollari, e tani edhe Dr. Euro, shkruan Zhurnal.

Mosmirënjohja ndaj diasporës nuk përfundon me kaq. Deri sot në Maqedoninë e Veriut nuk kemi pasur asnjë datë zgjedhore e cila përputhet me mundësitë e diasporës për të ardhur dhe për të votuar në vendlindje. Një grupacion aq i adh (diaspora) dhe që kontribon aq shumë për vendlindjen është më se i merituar për të marë pjesë edhe në vendimmarrjen politike në vendlindje. Por kjo nuk ndodh, e madje gjithmonë datat zgjedhore caktohen në termine kur diaspora më së paku ka mundësi të vijë dhe të voton!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit