Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën 18-vjeçarit Admir Hoti në Portogruaro, kështu kanë raportuar mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vdekur nga përplasja e makinës që drejtonte.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.
Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.
Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, i cili po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.
Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, me tri autoambulanca, një ekip zjarrfikëssh dhe dy patrulla karabinierësh.