Thursday, December 4, 2025
spot_img
BallinaLajmeVdes 18-vjeçari nga Kosova në një aksident në Itali

Vdes 18-vjeçari nga Kosova në një aksident në Itali

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën 18-vjeçarit Admir Hoti në Portogruaro, kështu kanë raportuar mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

Ai ka vdekur nga përplasja e makinës që drejtonte.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.

Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, i cili po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, me tri autoambulanca, një ekip zjarrfikëssh dhe dy patrulla karabinierësh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama -spot_img

më të shikuara