Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit u shpreh se nuk do të lejojë që emri i Dellçevit të negociohet nga tregtarët e paturpshëm politikë në Shkup.
“120 vjet pavdekësi. Më 4 maj 1903, në betejën për fshatin Banicë, i pavdekshëm u shpall djali i madh i Bullgarisë, Georgi Nikollov Dellçev. Nuk do të lejoj që emri i Goce Dellçevit të negociohet nga tregtarët e paturpshëm politikë në Shkup të cilët dëshirojnë ta arsyetojnë politikën anti-bulllgare”, shkruan Xhambaski.
Ai rikujton se komunistët tradhtarë në vitin 1944, Jugosllavisë ia kanë dorëzuar eshtrat e revolucionarit bullgar, Goce Dellçev.
Reklama
“Gocen e kanë tërhequr zvarrë atje, e kanë burgosur, e kanë lënë në Shkup. Atje ku sot ka urrejtje ndaj bullgarëve maqedonas, ndaj bullgarëve në përgjithësi, ndaj Bullgarisë”, shkruan mes tjerash Xhambaski.