Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeEurodeputeti Xhambaski: Nuk do të lejoj që emri i Goce Dellçevit të...

Eurodeputeti Xhambaski: Nuk do të lejoj që emri i Goce Dellçevit të negociohet nga politikanët e paturpshëm

Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit u shpreh se nuk do të lejojë që emri i Dellçevit të negociohet nga tregtarët e paturpshëm politikë në Shkup.

“120 vjet pavdekësi. Më 4 maj 1903, në betejën për fshatin Banicë, i pavdekshëm u shpall djali i madh i Bullgarisë, Georgi Nikollov Dellçev. Nuk do të lejoj që emri i Goce Dellçevit të negociohet nga tregtarët e paturpshëm politikë në Shkup të cilët dëshirojnë ta arsyetojnë politikën anti-bulllgare”, shkruan Xhambaski.

Ai rikujton se komunistët tradhtarë në vitin 1944, Jugosllavisë ia kanë dorëzuar eshtrat e revolucionarit bullgar, Goce Dellçev.

Reklama

“Gocen e kanë tërhequr zvarrë atje, e kanë burgosur, e kanë lënë në Shkup. Atje ku sot ka urrejtje ndaj bullgarëve maqedonas, ndaj bullgarëve në përgjithësi, ndaj Bullgarisë”, shkruan mes tjerash Xhambaski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit