Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmePrezantim publik i ueb platformës “E-Shëndetësi”

Prezantim publik i ueb platformës “E-Shëndetësi”

Në Shkup sot do të mbahet prezantim publik i ueb platformës “E-Shëndetësi”, e cila i integron të gjitha shërbimet shëndetësore digjitale të arritshme në një vend.

Ueb faqja ka edhe pjesë të veçantë  përkushtuar imunizimit me të cilën u mundëson prindërve, tutorëve dhe opinionit qasje te të gjitha informatat për vaksinat e rregullta  të fëmijëve në një vend.

Ueb platformën e përpunoi “TerminiIm” me mbështetje teknike të UNICEF-it dhe me mbështetje financiare nga USAID.

Në prezantim, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovani.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar për Imunizim dr. Aleksandra Grozdanova do të flasë për pjesën e imunizimit, ndërsa Elica Stojanoska, përfaqësuese nga “TerminiIm”, do ta prezantojë platformën “E-Shëndetësi”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit