Në Shkup sot do të mbahet prezantim publik i ueb platformës “E-Shëndetësi”, e cila i integron të gjitha shërbimet shëndetësore digjitale të arritshme në një vend.
Ueb faqja ka edhe pjesë të veçantë përkushtuar imunizimit me të cilën u mundëson prindërve, tutorëve dhe opinionit qasje te të gjitha informatat për vaksinat e rregullta të fëmijëve në një vend.
Ueb platformën e përpunoi “TerminiIm” me mbështetje teknike të UNICEF-it dhe me mbështetje financiare nga USAID.
Në prezantim, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovani.
Kryetarja e Komitetit Kombëtar për Imunizim dr. Aleksandra Grozdanova do të flasë për pjesën e imunizimit, ndërsa Elica Stojanoska, përfaqësuese nga “TerminiIm”, do ta prezantojë platformën “E-Shëndetësi”.