Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e...

Lëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e rinisë tonë

BDI është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu. BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit.

Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit. Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove! Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërësisht kazinotë në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e fëmijëve tanë!

Dhe çfarë bëri pas kësaj situate Artan Grubi i njohur me nofkën “Casino Man”?

I verbuar nga pushteti dhe tenderat, vendosi të na akuzojë neve se e paskeshim bllokuar ligjin?! Sikur jo ai, por ne jemi paguar nga paratë e pista të kazinove! Pra, sulmi është mbrojtja më e mirë! Por a mendon vërtet se dikush e beson atë? E përsërisim edhe një herë, propozimi ynë është t’i mbyllim përfundimisht këto vende që na e morën në qafë rininë! Që nesër!

Ne propozojmë mbylljen, Artan Casino Man me nënshkrimin e tij, me vendimin e tij po hap internet kazino për ta fut bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi, nëpërmjet internetit. Ky është dallimi!

Mirëpo, do të bëjmë durim edhe pak, po vjen koha kur ai do të përgjigjet për çdo vendim të jashtëligjshëm që e ka bërë. Nuk ka shpëtim nga kjo.

Në fund e pyesim publikisht Artanin dhe BDI-në, për çfarë luftuan ushtarët e UÇK-së në vitin 2001, për të drejtat e shqiptarëve apo që njerëz si Artani të shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare e morale!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit