Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeHamasi dhe Izraeli në luftë: Çfarë dihet në ditën e tretë

Hamasi dhe Izraeli në luftë: Çfarë dihet në ditën e tretë

Izraelitët e shokuar janë zgjuar në ditën e tretë të luftimeve ndërmjet tyre dhe Hamasit, ndërkohë që ky i fundit dhe Xhihadi Islamik kanë hedhur mijëra raketa nga Gaza dhe militantët e armatosur i kanë thyer barrierat e teknologjisë së lartë që rrethonin rripin për të hyrë në Izrael, duke qëlluar dhe duke marrë pengje. Militantët në varka u përpoqën gjithashtu të hynin në Izrael nga deti.

Ishte një ofensivë tronditëse dhe e paprecedentë nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik dhe një dështim katastrofik i inteligjencës nga Izraeli – dhe të dyja do të kenë pasoja dhe pasoja afatgjata. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli ishte në luftë dhe se palestinezët do të paguanin një çmim të rëndë.

Militantët kanë depërtuar në komunitetet hebraike pranë kufirit me Gazën, duke vrarë dhe kapur civilë dhe ushtarë. Videot e paverifikuara kanë shfaqur izraelitë të tmerruar të mbuluar në gjak dhe me duar të lidhura pas shpine, duke u kapur nga persona të armatosur palestinezë. Shumë njerëz kanë ikur dhe janë fshehur në dhoma të sigurta në shtëpitë e tyre ndërsa masakra shpalosej rreth tyre.

Qindra të rinj në një festival vallëzimi gjatë gjithë natës në Izraelin jugor e gjetën veten nën breshërinë e zjarrit. “Ata shkonin pemë më pemë dhe qëllonin. Kudo. Nga dy anë. Pashë që njerëzit po vdisnin përreth”, ka thënë një e mbijetuar. Autoritetet thanë më vonë se 260 trupa janë nxjerrë prej aty.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vlerësuan se kishte ende 200-300 militantë palestinezë brenda Izraelit. Kishte tetë “pika angazhimi” ku IDF po përpiqej ta rimarrë kontrollin nga militantët.

Si është përgjigjur Izraeli?

Izraeli i ka thirrur rezervistët e ushtrisë dhe ka nisur një valë sulmesh ajrore në brezin e vogël, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz. Netanyahu i paralajmëroi palestinezët në Gaza që të “largohen prej andej tani” ndërsa u zotua të reduktojë strehët e Hamasit në “rrënoja”, por nuk ka ku të shpëtojnë ata në territorin e bllokuar.

Avionët luftarakë shënjestruan disa ndërtesa në qendër të qytetit të Gazës, duke përfshirë Palestine Toëer, një ndërtesë 11-katëshe që i strehon stacionet radiofonike të Hamasit.

Izraeli ka treguar se mund ta nisë një pushtim tokësor, megjithëse kjo do të mbartte rreziqe të mëdha si për trupat e IDF-së ashtu edhe për pengjet izraelitë që mbahen në territor.

Izraeli e ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe karburant në Gaza, gjë që së shpejti mund t’i prekë edhe objektet mjekësore.

Videoja e regjistruar në Gaza tregon një xhami të shkatërruar në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, dhe disa ndërtesa të mëdha në qytetin e Gazës në rrënoja.

Palestinezët në Gaza shpërndanë pamje të mesazheve me tekst të dërguara nga ushtria izraelite për njerëzit në zonën Beit Hanoun në veri të rripit që i urdhëroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre përpara sulmeve ajrore.

Sa njerëz janë vrarë dhe plagosur? Sa izraelitë janë marrë peng?

Të paktën 700 izraelitë janë vrarë dhe rreth 2,000 njerëz po trajtohen në spitale – 19 prej tyre në gjendje kritike – sipas raporteve të së dielës.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka thënë se më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë kapur.

Ministria palestineze e shëndetësisë ka thënë se të paktën 400 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe rreth 2,000 janë plagosur si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Gaza që nga e shtuna. Shtatë persona janë vrarë gjithashtu nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, duke përfshirë një fëmijë, ka shtuar ai.

Hamasi thuhet se ka marrë peng rreth 100 izraelitë – ushtarë dhe civilë, të gjallë dhe të vdekur.

Pse Hamasi dhe Xhihadi Islamik filluan sulmin?

Arsyet e sakta të sulmit nuk janë të qarta, por ka pasur dhunë në rritje prej muajsh mes ushtarëve dhe kolonëve izraelitë dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor. Kolonët e armatosur i kanë sulmuar fshatrat palestineze; militantët në Bregun Perëndimor i kanë sulmuar ushtarët dhe kolonët dhe ka pasur bastisje të përsëritura nga IDF në qytetet palestineze.

Ministria palestineze e shëndetësisë ka thënë se të paktën 400 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe rreth 2,000 janë plagosur si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Gaza që nga e shtuna. Shtatë persona janë vrarë gjithashtu nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, duke përfshirë një fëmijë, ka shtuar ai.

Hamasi thuhet se ka marrë peng rreth 100 izraelitë – ushtarë dhe civilë, të gjallë dhe të vdekur.

Gjatë javës së kaluar, disa hebrenj janë falur brenda kompleksit të xhamisë al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Zona përreth xhamisë njihet për myslimanët si Haram al-Sharif dhe është vendi i tretë më i shenjtë për Islamin pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për hebrenjtë, ai njihet si Mali i Tempullit dhe nderohet si vendi i tempullit biblik hebre. Çifutët nuk lejohen të falen brenda kompleksit al-Aksa; ta bësh këtë është shumë provokuese.  

Sfondi më i gjatë është një bllokadë 16-vjeçare e Gazës nga Izraeli dhe Egjipti që pothuajse e ka shkatërruar ekonominë e brendshme të këtij rripi tokësor dhe ka shkaktuar vështirësi për njerëzit që jetojnë atje.

Nacionalistët ekstremë fetarë, të cilët janë pjesë e qeverisë së koalicionit të djathtë të Izraelit, kanë bërë thirrje vazhdimisht për aneksimin e territorit palestinez. Ka pasur gjithashtu spekulime se ofensiva mund të jetë inkurajuar nga Irani si një mjet për t’i penguar lëvizjet e Arabisë Saudite për t’i normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Hamasi duhet ta ketë planifikuar këtë ofensivë për shumë muaj dhe është një mister pse inteligjenca izraelite duket se nuk e kishte idenë se ky sulm do të ndodhte.

Mbikëqyrja e Gazës nga Izraeli është intensive. Ai e monitoron aktivitetin, komunikimet dhe jetën e përditshme nëpërmjet pajisjeve të mbikëqyrjes moderne, duke përfshirë dronët që fluturojnë mbi brez. Ai gjithashtu mbështetet në inteligjencën njerëzore nëpërmjet informatorëve, shumë prej të cilëve shantazhohen ose detyrohen ndryshe për të ndihmuar Izraelin.

Dështimi i inteligjencës është monumental dhe do ta lëkundë besimin e publikut izraelit në aftësinë e qeverisë dhe ushtrisë së tyre për të mbrojtur civilët.

“I gjithë Izraeli po pyet veten: ku është IDF, ku është policia, ku është siguria?” thotë Eli Maron, ish-kreu i marinës izraelite, në Channel 12. “Është një dështim kolosal; institucionet [të mbrojtjes] thjesht kanë dështuar, me pasoja të mëdha.”

Çfarë shpreson të fitojë Hamasi?

Organizata militante që e ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007 i ka treguar botës se është një forcë për t’u marrë parasysh, por është e vështirë të shihet se si mund të ketë një rezultat pozitiv për Hamasin ose Gazën nga ngjarjet e kësaj fundjave.

Izraeli ka të ngjarë ta përdorë fuqinë e plotë ushtarake për ta shtypur aktivitetin militant, jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Në këtë proces, një numër i madh i civilëve palestinezë ka të ngjarë të vriten dhe shtëpitë dhe infrastruktura të shkatërrohen.

Marrja e pengjeve do ta komplikojë gjithashtu përgjigjen e Izraelit dhe do t’i japë Hamasit një mjet të rëndësishëm negocimi. Gilad Shalit, një ushtar izraelit i mbajtur në Gaza nga Hamasi për pesë vjet, më në fund u lirua në vitin 2011 në këmbim të më shumë se 1000 të burgosurve palestinezë.

Nëse Irani është i përfshirë, ai do të shpresojë se dhuna do ta prishë çdo marrëveshje midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

A e ka Hamasi mbështetjen e njerëzve të zakonshëm në Gaza?

Shumë njerëz në Gaza thjesht duan të vazhdojnë me jetën e tyre, të lirë nga bllokada dhe luftërat dhe konfliktet e përsëritura. Ata janë të indinjuar me kufizimet e vendosura ndaj tyre dhe frikën e futur tek ata nga sundimtarët e Hamasit.

Megjithatë, të tjerët janë të shtyrë t’i kapin armët nga mungesa e shpresës dhe mjerimi që është karakteristik për jetën në Gaza. Ata e shohin veprimin militant si të vetmen mënyrë për ta pohuar veten dhe për të luftuar për një të ardhme më të mirë.

Mbështetja për Hamasin nuk është testuar që nga zgjedhjet e fundit në Gaza në 2006.

Cili ka qenë reagimi ndërkombëtar ndaj ofensivës së Hamasit?

Ka pasur një dënim të madh të Hamasit dhe mbështetje për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten. Presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Netanyahut se SHBA “qëndron me popullin e Izraelit përballë këtyre sulmeve terroriste… Mbështetja e administratës sime për sigurinë izraelite është e fortë dhe e palëkundur”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta mbajë një takim urgjent të dielën për ta diskutuar krizën. Ndërkohë, forcat paqeruajtëse të OKB-së janë vendosur përgjatë kufirit Liban-Izrael për ta “ruajtur stabilitetin dhe për të ndihmuar në shmangien e përshkallëzimit”.

Qeveria egjiptiane ka thënë se është në bisedime me Arabinë Saudite dhe Jordaninë në përpjekje për të gjetur një mënyrë për ta zbutur krizën. Egjipti ka qenë shumë i përfshirë në ndërmjetësimin e armëpushimeve në të kaluarën./The Guardian

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit