Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeE gjithë Qeveria me një kandidat të përbashkët për President?

E gjithë Qeveria me një kandidat të përbashkët për President?

 Duke folur për “Frontin për Evropën”, ide e promovuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri Osmani thekson se për momentin, koordinimi me të gjitha partitë politike bëhet në nivel shtetëror, pavarësisht përkatësisë etnike apo ndonjë përkatësi, por është e rëndësishme nëse janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo jo.

Osmani nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm “Fronti për Evropën” të dalë me një kandidat të përbashkët. “Atë e kishim edhe në zgjedhjet e fundit.

Presidenti aktual është kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së, që është një precedent që shumë vende e dëshirojnë realisht, e ai është që dy bashkësitë më të mëdha etnike të kenë një kandidat të përbashkët për president.

Mund ta nënvlerësojmë, por është vërtet arritja më e madhe e një shoqërie multietnike dhe mendoj se është shembull i mirë dhe nuk e përjashtoj që të përsëritet”, tha Osmani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit