Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeDjali i Adem Jasharit prezent në përvjetorin e rënies së Beqir Limanit

Djali i Adem Jasharit prezent në përvjetorin e rënies së Beqir Limanit

 Në prezencë të anëtarëve të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK), dhe qytetarëve, në fshatin Kollarë të Kërçovës, u shënua përvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Beqir Limanit.

Në këtë ceremoni përkujtimi të rënies së Limanit ishte djali i heroit kombëtar, Adem Jashari, Lulzim Jashari.

Në mesin e shumë mysafirëve ishin edhe kreu i SHVL UÇK, Fazli Veliu, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi.

I lindur në vitin 1952, Beqir Limani, që në moshë të re filloi veprimtarinë e tij si aktivistë kundër diktaturës së ish politikës Jugosllave. Ka fundi i viteve 70 dhe fillimi i viteve 80, Beqir Limani, i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore të Kosovës për liri. Konflikti i parë mes Beqir Limanit dhe policisë maqedonase filloi menjëherë pas kësaj me pretekstin e ndërtimit të një shtëpie pa leje.

Si pasojë e kësaj përleshje, mbeti i plagosur djali i tij, atë kohë vetëm 11 vjeçar, Fatmir Limani, të cilin disa vite më vonë edhe e burgosën. Në vitin 1998, policia rrethoi shtëpinë e Beqir Limanit me një urdhër arresti por pasi hasën në rezistencën e tij, ato qëlluan dhe e vranë atë. Sot figura e Beqir Limanit qëndron e lartësuar përkrahë figurave të njohura të popullit, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit