Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKusari-Lila: Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug,...

Kusari-Lila: Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, Kosova po ecë përpara me miqtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të veçantë ku po diskutohet për situatën në veri thekoi se nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug.

Ajo theksoi se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve të saja me SHBA dhe aleatët tjerë.
“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve të saja me SHBA-në dhe aleatët tjerë. Por, në këtë proces jemi kontribuues dhe kemi përgjegjësitë tona si përfaqësues të popullit kjo sfidë nuk duhet të na ndajë por të na bashkojë dhe qartësojë rrugëtimin tonë përpara konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, Kosova po ecë përpara me miqtë e saj dhe vlerat të cilat populli ynë gjithmonë i përqafoi dhe i mbajti si të vetat”, u shpreh ajo.

Deputetja e LVV-së, theksoi se nga nëntori i vitit 2022 e deri sot asnjë veprim i institucioneve të Kosovës nuk është bërë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Që nga paslufta sipas Kusari-Lilës veriu i Kosovës u përdorë si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë dhe politikanët profiter që e shfrytëzuan veriun për përfitime të ulëta.

“Prej nëntorit të vitit 2022 e deri tani kur po flasim në Kuvend asnjë veprim i vetëm i institucioneve të Kosovës nuk I bë në kundërshti me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në të kundërtën çdo hap dhe veprim ishte ashtu sikur duhet të jetë në çdo pjesë dhe pëllëmbë të Kosovës. Dhe këtë na takon neve ta vlerësojmë dhe mbështesim si deputetë të Republikës. Fatkeqësisht nuk ishte gjithmonë ashtu….Veriu i Kosovës u përdorë si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë dhe në dëm të komunitetit serb në Kosovë dhe politikanëve, diletantëve profiter të cilët jashtëligjshmërinë e veriut e shfrytëzuan për përfitime të ulëta”, theksoi ajo.

Kusari-Lila tha se si shtet dhe demokraci Kosova i ka të dëshmuara gabimet nga pararendësit, për të cilat tha se kanë mbetur mësime.

“Si shtet dhe demokraci e re tashmë i kemi të dëshmuara gabimet nga pararendësit, por çfarë kanë mbetur për ne janë mësimi dhe vigjilenca që kurrë nuk duhet stepur prapa nga detyra dhe përkushtimi që kemi marrë. Këtu në Kosovë u arrit të ndalej projekti i shkëmbimit territorial, këtu në Kosovë në masë spektri politik nuk e mbështeti idenë pasojat e së cilës do i vuanim shumë gjatë. Prandaj, na takon të ndalemi dhe vlerësojmë qartë dhe drejtë si e duam mbrojtjen dhe ruajtjen e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë afatgjate dhe për të gjithë, të drejtë dhe të barabartë. Duhet të deklarohemi a jemi kundër vendosjes së flamurit të Kosovës në tërë Republikën dhe pa dallim a jemi kundër përfaqësimit institucional dhe rendit e ligjit pa dallim a duhej të vihej në diskutim funksionimi i rendit dhe ligjit dhe ushtrimi i detyrave kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur”, tha ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit