Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani flet për takimin me Vuçiqin: Si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk...

Osmani flet për takimin me Vuçiqin: Si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që ka mbajtur të enjten pasdite me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në Moldavi.

Osmani ka thënë se Vuçiqi “si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën”.

“S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiqin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra. S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiqin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh. Mund ta them se Vuçiqi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Nga ky takim, që u mbajt pa planifikime të mëhershme sipas Osmanit, dolën tri kërkesa nga evropianët për Kosovën e Serbinë. Bashkimi Evropian, me në krye Gjermaninë dhe Francën, kanë kërkuar publikisht organizimin e menjëhershëm të zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës, sigurimin që në to të marrin pjesë serbët e Kosovës dhe që të nisë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit