Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, raportohet të ketë mbetur i bllokuar në objektin e komunës, kanë thënë burimet e Klan Kosovës.
Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe akoma është duke qëndruar aty.
Sipas këtyre burimeve, gjendet brenda me vëllain e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.
Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.
Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdha, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it. /Klan Kosova