Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëRaportohet se kryetari i Leposaviqit ka mbetur i bllokuar, do ta kalojë...

Raportohet se kryetari i Leposaviqit ka mbetur i bllokuar, do ta kalojë natën brenda objektit të komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, raportohet të ketë mbetur i bllokuar në objektin e komunës, kanë thënë burimet e Klan Kosovës.

Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe akoma është duke qëndruar aty.

Sipas këtyre burimeve, gjendet brenda me vëllain e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.

Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.

Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdha, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it. /Klan Kosova

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit