Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, do të përballet këtë fundjavë me rivalin e tij kryesor në zgjedhje, Kemal Kilicdaroglu. Sakaq, Erdogan ka nisur fushatën e tij duke sulmuar Kilicdaroglun.
“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët në malin e Kandilit. Ne, marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë”, u shpreh Erdogan gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e tij.
Sulmet mes tyre u intensifikuan më tej pas publikimit të disa videove ku Kilicdaroglu shfaqet duke u takuar me krerët e Partisë Kurde në Kandil, një zonë në veri të Irakut, e cila konsiderohet si një ndër vendstrehimet më të mëdha për terroristët.
Por rezulton jo e vërtetë, pasi ekspertët arritën të konfirmonin se videoja në fakt është një montazh i pastër, i dy momenteve të ndryshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.
Më 28 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.