Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeErdogan me akuza të rënda ndaj kundërkandidatit të tij

Erdogan me akuza të rënda ndaj kundërkandidatit të tij

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, do të përballet këtë fundjavë me rivalin e tij kryesor në zgjedhje, Kemal Kilicdaroglu. Sakaq, Erdogan ka nisur fushatën e tij duke sulmuar Kilicdaroglun.

“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët në malin e Kandilit. Ne, marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë”, u shpreh Erdogan gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e tij.

Sulmet mes tyre u intensifikuan më tej pas publikimit të disa videove ku Kilicdaroglu shfaqet duke u takuar me krerët e Partisë Kurde në Kandil, një zonë në veri të Irakut, e cila konsiderohet si një ndër vendstrehimet më të mëdha për terroristët.

Por rezulton jo e vërtetë, pasi ekspertët arritën të konfirmonin se videoja në fakt është një montazh i pastër, i dy momenteve të ndryshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Më 28 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit