Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeISHT për një javë kreu mbi 600 mbikëqyrje dhe dha 110 urdhër-pagesa...

ISHT për një javë kreu mbi 600 mbikëqyrje dhe dha 110 urdhër-pagesa kundërvajtëse

 Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën prek 15 deri më 21 maj kreu mbi 600 mbikëqyrje në tërë vendin, me ç’rast janë konstatuar parregullsi, për çka janë dhënë mbi 110 urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 2.660.000 denarëve.

Krahas këtyre mbikëqyrjeve, Inspektorati shtetëror i tregut kumtoi se vepron edhe rreth vendimeve të miratuara nga Qeveria të cilat kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve, caktimin e çmimeve më të larta të disa prodhimeve të caktuara në tregtinë me pakicë, si dhe obligimi i importuesve dhe tregtarëve të parashtrojnë mallra sipas orarit të caktuar paraprakisht. Rreth këtyre vendimeve, janë kryer mbi 170 mbikëqyrje, ndërsa janë dhënë 53 urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 1,150,000 denarëve.

Të gjitha subjektet ekonomike, kanë mundësi t’i paguajnë urdhër-pagesat kundërvajtëse, apo ta lehtësojnë të drejtën e vet nëse kanë vërejtje në procedurën gjyqësore, Inspektorët të cilët konstatuan kundërvajtje tek subjektet ekonomie do të paraqitejn në seancat gjyqësore, dhe do t’i prëfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave i kanë konstatuar kundërvajtjet, thonë nga ISHT.

Inspektorët edhe më tej janë në terren, dhe veprojnë në pajtim me kompetencat e veta, kryejnë mbikëqyrje dhe kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

“Si institucion veprojmë në pajtim me ligjet, ndërsa tej ata operatorë ekonomik nëse është konstatuar shkelje dhe mosrespektim i cilit do ligj për të cilin, si inspektorat i tregut jemi kompetentë, sanksionohet pa dallim. Qëllimi nuk është vetëm t’i ndëshkojmë ushtruesit e veprimtarisë tregtare, por në atë mënyrë të bëhet edukimi, përmes të cilit nuk do ta përsërisin gabimin. Plotësosht, në çdo kohë u qëndrojmë në dispozicion qytetarëve. Nëse kanë ndonjë çështje lidhur me punën tonë, mund të na drejtohen, ndërsa ne do të përgjigjemi në mënyrë adekuate. I inkurajojmë qytetarët, nëse vërejnë ndonjë parregullsi apo dyshim për mashtrim, ndërsa ka të bëjë me ta si konsumatorë, menjëherë të paraqiten tek ne në inspektorat. Paraqitjet mund të parashtrohen përmes postës elektronike, në ueb faqen tonë https://www.dpi.gov.mk/index.php/mk/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani/view/for apo përmes numrit të telefoni 02/3162 341″, ceket në kumtesën e ISHT-së. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit