Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeDjemtë e dëshmorit nuk e harrojnë vendlindjen, përkrahin Shkollën e Basketbollit në...

Djemtë e dëshmorit nuk e harrojnë vendlindjen, përkrahin Shkollën e Basketbollit në Rahovec

Shembull i mirë, djemtë e dëshmorit nuk e harrojnë vendlindjen, përkrahin Shkollën e Basketbollit në Rahovec

Djemtë e dëshmorit të kombit, Abdullah Bugari, Adri e Nuri Bugari, jetojnë dhe veprojnë në Austri, po e përkrahin shkollën e basketbollit “Halit Hoxha” në Rahovec, përcjell albinfo.at.

Në një postim në “Facebook”, Shkolla e basketbollit ka falënderuar vëllezërit Bugari për përkrahjen, ndërsa fanellat për edicionin e ri të klubit do të mbajnë emrin e dy vëllezërve.

Vëllezërit Bugari në vazhdimësi përkrahin projekte të ndryshme në Kosovë.

Kujtojmë se ditë më parë, shkolla “Halit Hoxha” ishte shpallur Kampion me U12.

“Ditë pas dite, skuadra e basketbollit “Halit Hoxha” po merr rezultate të mira. I fundit është ai i shpalljes së kampionit në kategorin U12, pas marjes së kupës së Kosovës, shkolla jonë shpallet kampion në këtë kategori pas përfundimit të garave të rregullta”.

“Ky sukses do të thotë shumë, për vet faktin se për shkollën “Halit Hoxha” është vetëm edicioni i dytë në gara zyrtare, dhe një rezultat i tillë natyrisht se do të jetë pikë referuese që motivi i të gjithëve të shtohet e bashkë me motivin edhe puna. Që nga themelimi për dy vite rradhazi jemi në të gjitha finalet”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit