Shaip Kamberi edhe zyrtarisht e ka fituar mandatin e katërt si deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas shpalljes së rezultateve përfundimtare të publikuara premten nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ).
Kamberi, i cili garoi me listën “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor, do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
Sipas KRZ-së, lista e udhëhequr nga Kamberi mori 13.501 vota apo 0.35 për qind dhe fitoi një mandat në Kuvend.
Në zgjedhjet në Serbi, të cilat nga shtetet perëndimore u kontestuan për shumë parregullsi, kanë votuar 3.815.007 persona me të drejtë vote.
Partia e Aleksandar Vuçiqit (SNS) ka dalë bindshëm e para me 129 mandate, ndjekur nga “Serbia kundër dhunës” me 65 mandate. Partia e Ivica Daçiqit fitoi 18 mandate.