Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeZimeri e fton Fetahu e injoron, frikësohet apo nuk di si të...

Zimeri e fton Fetahu e injoron, frikësohet apo nuk di si të sqarohet?

Mbase për të gjithë qytetarët e vendit dimri filloi me vonesë kreun e BFI-së, Shaqir Fetahu, ethet e dimrit e kanë kapur më herët. Shihet se është i kapluar nga të bëmat e tij dhe nuk gjen dot vrimë ku të fshihet e si mos të shfaqet fare në publik. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kohë që po kontribuon në zbardhjen e të vërtetës. Por, kjo nuk po i shkon përshtati inskenuesit të pavërtetës është fjala për Shaqir Fetahun, i cili deri në këto momente nuk ka asnjë paraqitje publike për të konfirmuar apo demantuar të vërtetat e plasuara nga Zhurnal për sa i përket të bëmave të tij dhe pagës së tij marramendëse prej 7.500 euro në muaj. Mbase, mund t’ia justifikojmë heshtjen e tij ndaj Zhurnal mund ta ketë personale me mediumin tonë, por përse nuk pranon një ballafaqim publik me ish bashkëpunëtorin e tij të afërt tashmë të shkarkuarin, Jusuf Zimerin? Letrat e vazhdueshme dhe kërkesa pa numër nga Zimeri për një ballafaqim publik me Fetahun ku ky i fundit vet të zgjedh televizionin apo formatin, por injorimit të Fetahut nuk dimë t’i japim shpjegim tjetër pos çështje frike për të ballafaquar me realitetin, shkruan Zhurnal.

Përse Shaqir Fetahu nuk pranon përballje publike me Jusuf Zimerin, i mungon guximi apo nuk mund të përballet me të vërtetën?

Se ka parregullsi përbrenda BFI-së së udhëhequr nga Shaqir Fetahu e konfirmon edhe  ish drejtor i Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI, Jusuf Zimeri, tashmë i shkarkuar.

“Të gjithë e dinë, dhe kjo më nuk është sekret se, në radhët e BFI-së disa njerëz, nëpunës të BFI-së janë pasuruar deri në masa ekstreme. Kjo është edhe e dukshme edhe e prekshme. I prirë të besojë se pasurimi i tyre është rezultat e punës së tyre të ndershme, por megjithatë, a është vërtetuar kjo dhe a janë testuar këta njerëz diku, ngelë enigmë.? Në radhët e BFI-së nuk ka dhënë llogari askush para askujt, as para popullit e as para gjykatës. Dosjet disa prej tyre digjen e disa mbyllen dhe ruhen në Kabinetin e Reisit për ti shantazhuar ata që të jenë lojal ndaj tij, se për ndryshe ahaaa, e di ti!”, ka shkruar Zimeri.

Por, për kë e ka fjalën Zimeri se janë pasuruar, kur marrim për bazë edhe informatat që ka siguruar Zhurnal për sa i përket pagës së Fetahut është më e lehtë për ta kuptuar këtë që ka shkruar Zimeri. Pra, Shaqir Fetahu “prijësi” fetar i ka siguruar vetës pagë 7.500 euro, përderisa besimtarë të shumtë nuk kanë kulm mbi kokë.

Megjithatë, kreu BFI-së përpos që kishte menduar për pasurimin e tij ai vendosi edhe të shkruhej në histori si kryetar i shkarkimeve, dhe në fakt dëshmoi se këtë punë dinë ta bëjë më së miri, shkarkon ditën emëron natën. Në mesin e të shkarkuarve ishte edhe profesori Jusuf Zimeri, që ushtronte pozitën e udhëheqësit të Sektorit për Çështjet Fetare Arsimore.

Ndryshe, sjellim në kujtesë të publikut edhe letrat e hapura që shkruante, Jusuf Zimeri, ndaj Shaqir Fetahut.

“Fetahi, meqë keni shpallur veten Monark, i cili me një të rënë të lapsit ndryshon çdo gjë, ju përkujtojë se, për mua keni harruar edhe një çështje shumë të rëndësishme, e që është, të sillni një vendim dhe me lapsin tuaj magjik të shpallni të pa vlefshme tërë veprimtarinë time 27 vjeçare në Institucionin e BFI-së, në funksione të ndryshme dhe njëkohësisht të shpallni të pa vlefshme edhe tërë veprat e mia të botuar mbi dyzet sosh, dhe kështu do të ju mbajë mend bota më mirë se çfarë kalibri jeni ju!”, ka shkruar mes tjerash Zimeri.

Ajo që bie në sy letrat e njëpasnjëshme të Zimerit drejtuar Fetahut është kërkesa e tij e përsëritshme për një debat publik në sy të popullit për të shpalosur të vërtetat dhe manipulimet.

“Ne do të vazhdojmë komunikimin me ju përmes shkresave, nëse ju nuk përcaktoheni për forma tjera të komunikimit, siç janë komunikimi i drejtpërdrejtë, debat në zyrë, para masës, në ekrane e kudo që të përcaktoni ju, edhe pse ju shfrytëzoni forcën tuaj autoritative të ma merrni fjalën, si në mbledhjen e fundit që ma morët të drejtën të flasë e të shprehi mendimin tim, por deri në përcaktimin tuaj, për mua kjo ngelë e vetmja formë e komunikimit, dhe këtu kam bindje se lapsin nuk do të mund të ma merrni asnjëherë”, ka shkruar Zimeri.

Nëse nuk i përgjigjet Zhurnalit ia falim por përse po e injoron ish bashkëpunëtorin e tij?

Zhurnal disa herë ka drejtuar pyetje në BFI por përgjigje akoma nuk kemi marrë. Zhurnal siguroi informacion se kreu BFI-së i ka caktuar vetes pagë prej 7.500 eurosh, Fetahu në gjum dimëror as që vlerësoi të jap ndonjë sqarim për opinionin publik.

Kjo mund të jetë bojkot i tij ndaj mediumit tonë por që ka pasur hapësirë dhe mundësi të vërtetat t’i sqarojë në mediume të tjera, por as këtë nuk e ka bërë. Ajo që është e pakuptimtë është fakti se shkarkon njerëzit pa kurrfarë arsyetimi veç se sheh ëndërr se ndokush po tetnton t’i përgatisë puç. E ky me çdo kush po i ik puçit por me këtë qasje do të përfundojnë në pus.

Nëse jo Zhurnalit të paktën është mirë t’i përgjigjet letrave të Zimerit për një ballafaqim publik dhe sqarim të opinionit për gjithçka që ka ndodhur dhe përse ka ndodhur. Këtë e ka për borxh Shaqir Fetahu dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë drejt një debati të tillë për të zbardhë të vërtetën në tërësi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit