Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeZiberi: Viti 2023 ishte përplot shkelje të të drejtave të njeriut

Ziberi: Viti 2023 ishte përplot shkelje të të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit konstaton se viti 2023 ka qenë një vit shumë i rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre, e posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i cili, siç tha Avokati Naser Ziberi, u mbyll edhe me një rast tragjik, vrasjen e së vajzës, Vanja Gjoçevska. Ai numëroi mosdhënien e dëftesave në kohë, mos shpërndarjen e librave në kohë, mos fillimin e procesit edukativo arsimorë në kohë si dhe mohimin e të drejtës për realizim të të drejtës për mësim në gjuhën armtare si disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar nxënësit këtë vit.

“Posaçërisht këtu dua të theksoj se nxënësit shqiptarë në disa komuna, Gazi-Babë, Veles dhe Çashkë u ballafaquan me mohim të të drejtës për realizim të mësimit në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për fëmijët e shkollës së mesme në komunën e Velesit. Mosrespektim të te drejtës për mësim në gjuhën amtare, pati edhe në shkollën fillore komunale ‘Njegosh’, Jurumleri, komuna Gazibabë… Ngjajshëm problem në sferën e arsimit kishim edhe në shkollën fillore ‘Todor Janev’, në komunën Çashkë, këtu bëhet fjalë për refuzimin e hapjes së një paralele në gjuhën shqipe  për nxënësit e klasës së parë”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ziberi tha se viti 2023 ishte një vit poshto shumë i rëndë edhe për personat që vuajnë dënim me burg nëpër burgjet e vendit, pasi sipas tij, për këta persona nuk janë krijuar kushtet adekuate për risocializim adekuat.

“Kontrolli i ushtruar para disa kohësh nga ana e MPB në burgun e Idrizovës, përkatësisht në pjesën e burgut të gjysmëhapur…Sipas deklaratave të të burgosurve, ata me pa të drejtë kanë qenë viktimë e dhunës që ka ushtruar policia, janë lidhur, janë rrahur nëpër të gjithë pjesët e trupit edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë rezistencë ndaj kontrollit që ka bërë policia…Ushtrimi i dhunës, tortura dhe trajtimi jonjerëzorë janë vepra të ndaluara…Avokati i Popullit para prokurorisë kompetente, do të ushtrojë padi penale për shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarit”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ziberi edhe këtë vit shprehu pakënaqësi lidhur me bashkëpunimin e institucioneve dhe organeve kryesore me institucionin Avokati i Popullit, gjë që sipas tij, ka penguar realizimin e të drejtave të qytetarëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit