Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeZgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi tubim me Kurtin në Prishtinë

Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi tubim me Kurtin në Prishtinë

Në Prishtinë është mbajtur tubim mbështetës për Listën “Beteja politika shqiptare vazhdon-Shaip Kamberi”, me qëllim të mobilizimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor në Serbi. Bartësi i Listës, Shaip Kamberi, ka thënë se kjo është hera e parë qëkur shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë në zgjedhje në Serbi të mbahet një tubim i tillë në Prishtinë, teksa pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në këtë tubim e ka parë si një dëshmi të mbështetjes institucionale të Kosovës.
Ai tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të ndalen në betejën e tyre politike derisa ata të trajtohen si qytetarë të barabartë, pasi që atyre po iu mohohen të drejtat fundamentale. Në këtë drejtim ai kërkoi edhe thellimin e raporteve institucionale të Luginës së Preshevës me Kosovën. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se koalicioni i drejtuar nga Shaip Kamberi lufton për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe si i tillë duhet ta merr edhe mbështetjen në zgjedhjet e së dielës.

“I nderuar kryeministër (Albin Kurti), unë e vlerësoj prezencën e juaj këtu jo vetëm si një dëshmi për mbështetjen tuaj ndaj Listës sonë, por si një kontribut të jashtëzakonshëm në stabilitetin rajonal që po ofroni me këtë rast, sepse duke iu kërkuar shqiptarëve që përmes rëndësisë institucionale të luftojnë për të drejtat e veta, ju e bëni të kundërtën e asaj që e bën presidenti serb (Aleksandar Vuçiq), sepse duke e keqpërdorur pakicën e vet në Bosnjë, në Mal të ZI, duke i çuar serbët e Kosovës në terrorizëm, ai tenton të destabilizojë Ballkanin. E jona është që edhe përmes zgjedhjeve të radhës, me angazhimin tonë politik të bëjmë luftën dhe të bëjmë atë që e thotë slogani jonë të vazhdojmë betejën tonë politike për të drejta, për barazi dhe për liri, sepse nuk kërkojmë asgjë më tepër se sa kërkojnë të tjerët për vete. Ajo që është e drejtë për të tjerët do të jetë e drejtë edhe për neve, pavarësisht se sa është refuzues sot Beogradi. Beteja jonë politike të dielën më 17 dhjetor, ka të bëjë jo vetëm me atë se a do të fitojmë një mandat, jo vetëm me atë se a do të kemi një deputet në parlament, por edhe me atë se çfarë koncepti politik zotëron në Luginë të Preshevës në lidhje me bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, prandaj është e rëndësishme pjesëmarrja juaj… Më 17 besoj se secili ka një punë private, të biznesit, të familjes, por megjithatë ajo që është detyrë e secilit t’iu kujtohen fjalët e artistit të madh Reshat Arbana në një rast në një intervistë të mëhershme që pati thënë se çdo njeri vdekjen ia ka borxh Zotit, por jetën ia ka borxh vatanit…Të mobilizoheni që më 17 të votoni listën me numër 13”, ka thënë Kamberi.

“Pesë parti janë bashkuar duke mbledhur kështu gjithë votuesit shqiptarë në Luginë, për ta nxjerrë fitues koalicionin me numrin 13, koalicionin me bartës të listës, Shaip Kamberi në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ky koalicion me figura që bartin integritet të lartë, moral dhe patriotik, njerëz që shquhen për aktivitetet të tyre politike dhe për liritë e shqiptarëve në Luginë, kanë të gjithë mbështetjen që ju duhet për t’iu kundërvënë regjimit autoritar e antishqiptar të Vuçiqit në Serbi, në mbrojtje dhe avancim të të drejtave dhe lirive për komunitetin tonë shqiptar atje. Po e quajmë regjim edhe antishqiptar përveç se autoritar për shkak se jeta juaj, por edhe shifrat e dëshmojnë dhe e vërtetojnë një gjë të tillë. Pasivizimi i adresave shqiptare në Luginë që nga organizata ndërkombëtare Amnesty International, por edhe komuniteti për të drejtat e njeriut, u vlerësua si spastrim etnik përmes metodave administrative kundër shqiptarëve, mos lejimi i përdorimit të flamurit kombëtar në Luginë që nuk gjen shembull tjetër të shkeljes të ndonjë komuniteti me pakicë në rajon apo në botë, mos ekzistenca e shqiptarëve në institucione shtetërore në Serbi , mungesa e qasjes në drejtësi, siguri e ekonomi, mospranimi i diplomave të universiteteve të Kosovës, moslejimi i teksteve shkollore nga Kosova përbëjnë elemente të këtij sulmi shtetëror ndaj shqiptarëve në Preshevë Medvegjë e Bujanoc …Janë shkelje të të drejtave themelore të shprehjes, identitetit, gjuhës, traditës, kulturës e që për qëllim e kanë shpopullimin e këtyre tri komunave, ku shqiptarët janë autokton,” deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit