Kryetari i partisë politike E Majta, Dimitar Apasiev dhe profesoresha Biljana Vankovska sot edhe zyrtarisht e parashtruan Nismën për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën për Zgjedhjet presidenciale 2024 në KSHZ.
Afati për grumbullimin e nënshkrimeve fillon të premten (23 shkurt) dhe përfundon më 8 mars (e premte).
“Mbështetja për kandidaturën e prof. Vankovskas është një përgjigje ndaj rrjedhave të reja historike për Maqedoninë, të cilat imponohen si rrugëdalje nga mungesa e alternativave në të cilat Republika është ngujuar nga partitë e establimentit. Nëpërmjet të Majtës, populli jo vetëm shpreh vullnetin e tij, por merr pjesë realisht në procesin demokratik përmes pjesëmarrjes reale popullore. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të motivuar, të vetëdijshëm dhe të pa shantazhuar të na bashkohen në luftë!”, thuhet në kumtesën e partisë politike E Majta.