-Shumica parlamentare zvogëlohet, veçanërisht është me rëndësi se zvogëlohet BDI, këtë e tha mes tjerash sot deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili thotë se vazhdon kriza parlamentare e shumicës në Kuvend, përcjell TV21. Zendeli tha se është fundi i mandatit të kësaj qeverie dhe se partitë kanë filluar të mendojnë për zgjedhje.
“Kjo krizë parlamentare vazhdon edhe pse para disa muajve u arnua përmes të inkorporimit të ASH-së. Po shihet se kjo shumicë parlamentare ka mungesë të kohezionit, ka munges në politikat e veta, jo se nuk arritën të rriten më shumë, por thjesht zvogëlohen”, tha mes tjerash Zendeli./tv21.tv