Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeZelensky i kërkon gjeneralit më të fuqishëm ukrainas të jep dorëheqje, ai...

Zelensky i kërkon gjeneralit më të fuqishëm ukrainas të jep dorëheqje, ai refuzon ta bëjë këtë

The Guardian publikoi informacione se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi komandantit të lartë ushtarak Valerii Zaluzhnyi të jepte dorëheqje.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe Zaluzhnyi me shumë mundësi do të shkarkohet për shkak të kësaj, transmeton Telegrafi

Tensionet midis Zaluzhnyit dhe Zelenskyt kanë vluar prej javësh, mes dështimit të kundërofensivës të Ukrainës. Megjithatë, informacioni se Zaluzhnyi mund të dëbohej, tronditi shumëkënd.

Anëtari i opozitës ukrainase Oleksiy Goncharenko tha për Guardian, se Zelensky i kërkoi Zaluzhnyi të jepte dorëheqje, por ai refuzoi ta bënte këtë.

“Personalisht, unë mendoj se kjo është një ide e keqe. Nuk ka çështje thelbësore mes tyre, por zyra e Zelenskyt është e shqetësuar për faktin se Zaluzhnyi bëri deklarata politike, jo ushtarake”, tha ai.

Të hënën në rrjetet sociale u shfaqën pritshmëritë se Zaluzhnyi mund të përjashtohej së shpejti. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të mediave dhe, të paktën për momentin, e mohoi informacionin.

“Jo, kjo nuk është e vërtetë”, thanë ata.

Goncharenko thekson se Zelensky shumë shpejt mund ta zëvendësojë Zaluzhnyin dhe në këtë proces ai ka nevojë për mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes.

Zëvendësuesi i tij ka shumë të ngjarë të jetë Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Nuk është e qartë se si do të dukej një strategji alternative ushtarake duke pasur parasysh pozicionet e ngulitura të Rusisë në vijën e frontit. Kundërofensiva ukrainase nuk arriti të depërtonte në linjat ruse dhe kritikat lidhen kryesisht me faktin se sulmi ka për qëllim shumë pikë. Megjithatë duket se mosmarrëveshja mes presidentit dhe gjeneralit ka karakter politik”, shkruan The Guardian.

Gjenerali ukrainas njihet si një nga figurat më të njohura në Ukrainë dhe qëndrimet e tij kanë acaruar shpesh zyrën e presidentit.

Në nëntor 2023, Zelensky paralajmëroi gjeneralët që të mos hynin në politikë.

“Do të ishte një gabim i madh nëse komandantët që drejtojnë luftën kanë parasysh se nesër do të merren me politikë ose me procesin zgjedhor. Me gjithë respektin për gjeneralin Zaluzhnyi, ka nevojë për një kuptim absolut të hierarkisë”, tha njeriu i parë i Ukrainës. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit