Më 01.07.2024, në fshatin Batincë, me përdorimin e armës së zjarrit, është privuar nga jeta personi A.B.I., ndërsa personi Z.I. është plagosur. Ndërsa kanë lëvizur me automjetin Ford Ranger, janë sulmuar nga një automjet Mercedes, nga i cili kanë dalë dy persona dhe me armë automatike – pushkë, kanë qëlluar disa herë drejt automjetit të tyre. Personi A.B.I. ka vdekur në vendngjarje, ndërsa Z.I. është transferua në Qendrën e Urgjencës për ndihmë mjekësore.
Zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ndërmorën veprime të shumta operacionale-taktike dhe hetimore. U identifikuan autorët dhe më 26.07.2024 u paraqitën dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit:
Për ngjarjen e datës 01.07.2024, kundër personave S.N. dhe M.XH. për veprat penale “Vrasje” dhe “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.