Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëZbardhet dëshmia e 50-vjeçarit që vrau kunatin!E pyeta pse më përdhunove vajzën,...

Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit që vrau kunatin!E pyeta pse më përdhunove vajzën, ai qeshte. !

Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit, Fatmir Tarellarit i cili ekzekutoi dhëndrin e tij pasi i përdhunoi për vite me radhë vajzën minorene.

“Po i bërtisja pse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë” dëshmoi shqiptari i cili u la i lirë nga përkohësisht nga prokuroria e cila hetoi makthin që kishte përjetuar vajza e autorit.

50-vjeçari që vrau kunatin mësoi për ngjarjen më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij nuk kishte paguar qiranë e banesës. Kur nuk arriti të komunikonte në telefon me vajzën, ai u nis drejt zonës ku qëndronte e reja dhe shkoi ta takonte nga afër. Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi se paratë ia kishte marrë personi që kishte abuzuar seksualisht me të kaluarën dhe së fundmi i kërkonte para që mos të zbulonte videot intime.

Pasi mësoi për ngjarjen e rëndë, ai telefonoi kunatin për takim, duke marrë edhe armën me vete. Kur u takuan 50-vjeçari e ka pyetur: Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën!

Ai, nuk dha asnjë shpjegim por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka tentuar të largohet duke i marrë edhe armën, kështu e tregon skenën e ngjarjes autori.

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit