Ylli televiziv, Blake Lively, ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale me të cilat ka treguar se është një “disenjatore sekrete” e hapësirave të brendshme, raporton People.
36 vjeçja postoi në Instagram një fotografi ku shihet e veshur me një kostum njëpjesësh me sedefe ngjyrë ari. Prapa saj shihet dhoma e saj e fjetjes dhe tualeti i shtëpisë ku aktorja jeton me bashkëshortin e saj aktorin Ryan Reynolds.
Pasi përmendi se disenjatori Michael Kors ishte përkujdesur për veshjen e saj ajo bëri shaka me talentin e fshehur që ka për rregullimin e hapësirave të brendshme.
“Unë si një disenjatore e hapësirave të brendshme po ju lutem të mos ia thoni dikujt, sepse unë definitivisht nuk dua që bota të dijë se unë kam një talent të fshehur”, ka shkruar ylli.
Në fotografi shihej se shtrati i saj nuk ishte i rregulluar dhe fansat e vlerësuan aktoren për sinqeritetin që tregoi përmes fotografisë.
“Më pëlqen shumë që fotografia jote e parë duket mahnitëse me një krevat të parregulluar. Faleminderit që e shfaqe të vërtetën për të gjithë ne”, ka shkarkuar një fans.
Të tjerë kërkuan një pamje të plotë të shtëpisë, veçanërisht një vështrim më nga afër të banjës.