Sonte në stadiumin “Aviva” në Dublin zhvillohet finalja e madhe e UEFA Europa League mes Bayer Leverkusenit dhe Atalantas.
Një super ndeshje zhvillohet sonte nga ora 21:00 ku dy skuadrat do “luftojnë” për këtë titull tejet me vlerë në futbollin europian, shkruan Indeksonline
Dy futbollistë shqiptarë sonte do luajnë kundër njëri-tjetrit, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti.
Kujtojmë që Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos nuk ka humbur në asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe dëshiron që ta mbyll këtë sezon pas pësuar disfatë.