Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeVulat dhe pronësia e ASH-së, gjykata e kthen lëndën nga fillimi

Vulat dhe pronësia e ASH-së, gjykata e kthen lëndën nga fillimi

Gjykata e Apelit në Gostivar ka kthyer në rigjykim çështjen e vulave dhe kryesimin me partinë Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka deklaruar se me këtë vendim, partia mbetet e shumicës së anëtarëve.

“Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. Partia i kthehet Anëtarësisë së saj!”, deklaroi Taravari.
Por ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar duke potencuar se çështja nuk ka përfunduar. Sipas Llogës edhe gjykatësja e Apelit në Gostivar u ndryshua, por kjo nuk u bë e madhe.

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës”, tha Krenar LLoga, Ish ministër i Drejtësisë.
Kontesti mbi pronësinë dhe vulat e ASH-së nisi kur Taravari vendosi t’i bashkohet koalicionit VLEN dhe të mos jetë pjesë e Frontit Evropian. Ish kryetari Ziadin Sela dhe grupi i tij organizuar kongres paralele me atë që e kishte organizuar Taravari në Kumanovë. Në ndërkohë dy ministrat që kishin mbetur nga krahu i Taravarit gjatë Qeverisë Teknike, u shkarkuan me kërkesë të ish kryeministri teknik, Talat Xhaferi. Në shkallën e parë të gjykimit në Tetovë u ndryshuan disa gjykatës. Taravari akuzoi për presion ndaj gjyqësorit, ndërsa Sela i ishte përgjigjur se po manipulon për të arsyetuar vendimin e tij të gabuar për t’u rreshtuar aso kohe me opozitën shqiptare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit