Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeVuçiq shpërfill kërkesën e Ramës për lirimin e policëve të rrëmbyer!

Vuçiq shpërfill kërkesën e Ramës për lirimin e policëve të rrëmbyer!

Më 14 qershor xhandarmëria serbe kidnapoi tre policë kufitar të Kosovës. Lirimin e tyre e kane kërkuar të aktorët politikë, duke përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim.

Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Ish deputeti Naser Rugova, ka thënë se Shqipëria nuk e lejon dalldisjen e Serbisë, duke shtuar se me këtë deklarim të Ramës, ka bërë të ditur se Shqipëria është një vend serioz dhe nuk lëshon pe në çështje esencaile.

I kundërt në mendime nga parafolësi më lartë, është analisti Gani Qarri.

Ai hedh kritika të ashpra ndaj Edi Ramës, duke thënë se ishte, Shqipëria shteti i parë që sanksionoi Kosovën, duke anuluar mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në fakt, sidomos këtyre ditëve të pas-tendosjes së situatës në veri, shihet hapur se askush tjetër madje edhe në Serbi, nuk u gëzohet më shumë se Edvin Kristaq Rama, problemeve që i dalin përpara qeverisë Kurti, për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit tonë shtetëror, edhe në këtë pjesë të pandashme dhe legjitime të territorit të Republikës së Kosovës.

Këtë ai e dëshmoi edhe me anulimin e takimit të qeverisë së tij neo-komuniste me Qeverinë Demokratike të Republikës së Kosovës, duke i vendosur i pari, në botë, sanksione shtetit të Kosovës, përderisa edhe vet BE dhe SHBA vetëm sa flisnin për idenë e ndonjë masë të mundshme, por më tepër si ide dhe pa sjellë vendim, për ndërmarrjen e tyre”, shprehet Qarri.

Sipas tij, deklarata e Ramës është një gënjeshtër, sepse që nga ardhja e tij në pushtet marrëdhëniet mes dy vendeve kurrë nuk kanë qenë më të afërta dhe “vëllazërore”.

“Ndaj sa i takon megalomanit dhe njërit nga kundërshtarët më të çoroditur autokrat, të vënë hapur kundër Republikës së Kosovës që për fatin e keq, është edhe kryeministër i shtetit amë të shqiptarëve, i cili nuk interesohet kurrë dhe me asgjë për shqiptarët nën Serbi, FYROM, Mal të Zi etj, përrallat e tij janë bërë aq të bezdisshme, sa që asnjë qytetarë edhe nga më të thjeshtit e Republikës demokratike të Kosovës, nuk denjon as ti dëgjojnë, se lëre më tu besojnë dhe humbin kohë duke u marrë me to.

Në fakt, me gjithë deklaratën veresie të këtij autokrati të dhënë së fundi si formë “paralajmërimi” demagogjik për kinse ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, ne të gjithë e shohim se që nga katapultimi i Ramës në pushtet, ato kurrë nuk kanë qenë më të afërta dhe “vëllazërore” aq sa Edvin Kristaq Rama, nuk e ka fare problem, që ta poshtërojë Kosovën, sa herë që këtë ia kërkon si-vëllai i tij, krimineli autokrat Aleksandër Vuçiq.

E thënë hapur dhe troç, kjo është gënjeshtra e dytë publike e Ramës, pas asaj që lanësoi para pak ditësh se kinse po “detyrohej” ta anulonte edhe takimin e Qeverisë së tij neo-komuniste me Qeverinë demokratike të Kosovës, për shkak të “sanksioneve” që gjoja do ti vendoseshin Republikës së Kosovës, nga BE dhe SHBA, duke vrapuar me aq gëzim të papërshkrueshëm, që ai vet, i pari ta sanksionoi Kosovën.

Por, nxitoi fare kot dhe u dëshpërua shumë keq, me gëzimin e tij të rremë, që pa fije turpi njerëzor as kombëtar, ai i pari ta sanksionoi Kosovën edhe pse nga SHBA as BE, përveç vërejtjeve të ndërmjetësuesve dhe zëdhënësit pro-serb të BE-së, të ngritura artificialisht, për ta vënë nën presion Qeverinë e Kosovës, nuk ndodhi asnjë sanksion!”, deklaron ai.

Ai paralajmërimin e tij e sheh si një deklarim fals, gjoja edhe nëse nuk lirohen policët, ai të gjejë arsyetime tjera për të mos u distancuar nga si vëllai i tij Vuçiqi dhe Serbia fashiste.

“Kështu që kryeministri megaloman i Shqipërisë, për ne shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, mbetet njeriu më i pabesueshëm e megaloman, që mund ta kenë ëndërruar, ta ketë në krye Shqipëria edhe në këtë shekull të përparimit dhe inteligjencës artificiale, e cila tanimë po përflitet publikisht, se së shpejti, do ta marrë primatin edhe në jetën njerëzore, dhe gënjeshtarët si Rama & Co ti lë pa punë.

Prandaj edhe paralajmërimi i fundit, është vetëm edhe një deklarim fals i Edvin Kristaq Ramës, për kinse ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, gjë që edhe nëse Serbia fashiste nuk i liron tre policët e kidnapuar të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në paraburgim, ai do të gjejë arsyetime tjera për të mos u distancuar nga sivëllai i tij Vuçiqi dhe Serbia fashiste.

Pra krejt ky blof i Ramës bëhet vetëm sa për ta “shpëlar” vetveten shkaku i valës së kritikave të ashpra dhe të shumta që mori jo vetëm nga Kosova, por nga të gjithë shqiptarët, për pretendimet e tij megalomane që ta “komandojë” edhe shtetin e Kosovës duke fajësuar pa asnjë bazë kryeministrin Albin Kurti për tensionet në veriun e Kosovës, të shkaktuara nga bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të Vuçiqit, të dërguara enkas nga Serbia për ta penguar shtrirjen e sovranitetit shtetëror edhe në veri të territorit legjitim e të pandashëm të Republikës së Kosovës”, përfundoi Qarri.

“Kryeministri Rama është përpjekur që të mbajë një politikë të balansuar, një mes në mes të obligimeve pan-shqiptare dhe obligimeve si vend anëtar i NATO-së dhe vend kandidat për anëtarësim në BE. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që Shqipëria e lejon dalldisjen e Serbisë dhe kjo po dëshmohet tani. Shqipëria ka investuar sinqerisht në përmirësimin e raporteve me Serbinë dhe, me qëndrimin kundrejt çështjes së policëve të rrëmbyer, Serbia e ka lënduar këtë raport. Me këtë deklarim, Kryeministri Rama ka konfirmuar që, në fund të ditës, Shqipëria është një vend serioz që nuk lëshon pe në çështje esenciale. Konsideroj që Kryeministri Rama e ka përkrahjen e plotë amerikane dhe evropiane për të gjitha qëndrimet e tij”, thotë ai.

Si mundësi për ftohjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rugova thotë se Shqipëria mund të tërhiqet nga inciativat e përbashkëta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit