Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajme“Vuçiq ka lidhje me kokat e grupit terrorist që kryen sulmin në...

“Vuçiq ka lidhje me kokat e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjskë”- deputeti i LVV-së publikon videon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist, që kreu sulmin më 24 shtator në Banjskë.

Rrustemi në një postim në Facebook ka publikuar një video që sipas tij tregon që Vuçiq ka lidhje direkte e personale me këta persona

‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Rrustemi.

Postimi i plotë:

Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’.

Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq.
Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.

Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit