Sunday, March 8, 2026
spot_img
BallinaLajmeVuçiç takon Lajçakun në Beograd: Jam i shqetësuar për ngjarjet në veri...

Vuçiç takon Lajçakun në Beograd: Jam i shqetësuar për ngjarjet në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim në Beograd me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Ky takim vjen pasi nga Brukseli u njoftua se raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të mbahet në shtator, shkruan Euronews Serbia.

“Kam folur për më shumë se dy orë me Miroslav Lajçakun. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë veriun dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak”, shkroi Vuçiç.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara