Pas letrës që presidenti rus Vladimir Putin, i dërgoi me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të Beogradit, ai dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonike
. “Zhvillova një bisedë shumë të mirë me presidentin rus Putin”, ka njoftuar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram, duke shtuar se shpreson që Serbia të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ai kujtoi se nuk kishte folur me homologun e tij rus për gati dy vjet e gjysmë dhe theksoi se kjo telefonatë ishte “e hapur, e gjatë dhe kuptimplotë”. Presidenti serb, së fundmi ka marrë ftesë nga presidenti rus për samitin e BRICS në Kazan.