Një 60 vjeçar shqiptar në Greqi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Sipas mediave greke, ai është qëlluar në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Identiteti ende nuk bëhet i ditur.
Sipas raportimeve, 60 vjeçari ishte në kërkim për përfshirje në organizatë kriminale, drogë, trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja që i morën jetën 60-vjeçarit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen e autorit ose autorëve.