Forcat izraelite kanë vrarë tre militantë palestinezë në një bastisje në një spital në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku dhuna është rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza. Ushtria izraelite tha se forcat hynë në spitalin Ibn Sina në qytetin verior të Jeninit vranë tre persona, të cilët Hamasi i pretendoi si anëtarë të tyre. Sipas ushtrisë izraelite, ata po e përdornin spitalin si një vend të fshehtë dhe se të paktën një njeri po planifikonte sulm. Ushtarët ishin veshur me rrobat e mjekëve dhe infermierëve. Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se forcat izraelite hapën zjarr brenda reparteve të spitalit dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalë operacionet izraelite në spitale.
“Tre të rinj, përfshirë pacientin dhe dy të afërm të tij u vranë. Sulmuesit hynë në spital, si civilë dhe me rroba civile, me rroba grash. Ata imituan një mjek dhe u veshën me këmishën e bardhë, dhe u veshën si infermier. Mënyra barbare që ata hynë në departament dhe sulmuan infermieren, e gjithë kjo dokumentohet dhe regjistrohet në videot tona. Kemi edhe të dhënat mjekësore të pacientit, një nga personat që u vranë sot. Ai ishte shtruar në spital për një kohë dhe kishte marrë trajtim në këtë departament”, deklaroi Uisam Sbehat, drejtor i Shëndetit publik ne jenin. /Alsat.mk