Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeVriten 21 ushtarë izraelitë, Tel Avivi iu premton ‘rrugë shpëtimi’ liderëve të...

Vriten 21 ushtarë izraelitë, Tel Avivi iu premton ‘rrugë shpëtimi’ liderëve të Hamasit

Ka qenë një ditë tragjike për ushtrinë izraelite, e hëna e 22 janarit, kur 21 ushtarë humbën jetën gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit në Gaza.

Lajmi u dha nga vetë zëdhënësi i ushtrisë, i cili konfirmon mes të tjerash se kjo ishte dita më e përgjakshme për ushtrinë izraelite që prej nisjes së luftës më 7 tetor.

Ndërkohë, vijojnë përpjekjet diplomatike mes palëve, me ndërmjetësimin e vendeve të tjera për sigurimin e një armëpushimi të mundshëm dhe lejimin e ndihmave humanitare për civilët e rrezikuar.

Sipas CNN, Izraeli iu ka ofruar liderëve të Hamasit një korridor të sigurt për t’u larguar nga Rripi i Gazës, një propozim ky që i çon më tej përpjekjet për armëpushim.

Propozimi konfirmon vështirësitë e hasura nga Tel Avivi për të mbajtur angazhimin e tij për të shkatërruar plotësisht organizatën islamike palestineze, pas sulmit të përgjakshëm të nisur nga kjo e fundit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit