Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëVrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e...

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e rëndë: Më kërcënoi se do më vriste

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.

Esmerald Balla, ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mije euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për te cilën kishim rene dakord. Shkova te vendi për te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,– me tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Unë te vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar me tej rrëfimin e tij, autori deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste te atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte kështu”,- ka thënë Esmarald Balla.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit