Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëVrasja e Liridona Ademajt: Kjo është vepra penale për të cilën dyshohet...

Vrasja e Liridona Ademajt: Kjo është vepra penale për të cilën dyshohet pjesëtari i FSK-së

Disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së saj më 29 nëntor në fshatin Bernicë të Prishtinës u arrestuan Naim Murseli (bashkëshorti) si dhe Granit Plava. Pak pas arrestimit të tyre, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuar i tretë për këtë rast që ra në prangat e Policisë së Kosovës është Kushtim Kokalla.

Sinjali po ashtu mësoi se i njëjti ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa kishte lidhje familjare me Naimin – nip e dajë, ku kohëve të fundit ishin parë goxha shpesh së bashku.

Sot Kushtrim Kokallës, njëjtë si dy të dyshuarve tjerë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë u është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Kushtrim Kokalla u arrestuar për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit