Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteVMRO propozon ndryshim të Ligjit për energjetikë: Do të mundësohet që të...

VMRO propozon ndryshim të Ligjit për energjetikë: Do të mundësohet që të mos ketë rritje të rrymës

VMRO-DPMNE-ja propozon ndryshim të Ligjit për energjetikë, të cilët thonë se, nëse ndryshohet, do të mundësojë që të mos ketë rritje të energjisë elektrike.

Kreu i partisë Hristijan Mickoski fton partitë ta mbështesin nismën në interes të qytetarëve.

Ndryshimi duhet të bëhet para 1 korrikut, përpara se të fillojë të zbatohet ndryshimi eventual i çmimit të energjisë.

“Posaçërisht amvisëritë që janë në shtyllën e parë dhe të dytë nuk do të marrin fatura më të larta të energjisë elektrike kurse gjithashtu presim që edhe për ata në grupin e tretë dhe të katërt rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë mes 1-2%. nëse bëhen këto dy gjëra, nëse miratohet ndryshimi në ligjin për Energjetikë do të ulet marzha nga 11.5 në 9.9% dhe nëse furnizuesi univerzal bën optimizimin e sasisë së energjisë elektrike atëherë u siguroj se qytetarët nuk do të marrin fatura më të larta të energjisë elektrike”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit